Vendosni fjalën kyçe....

Kim Jong-un ndalon trenin për të dredhur një cigare, rrugës për t’u takuar me Trump (Video)


Kim Jong-un vendosi të bënte udhëtimin prej 4.000 kilometrash për të marrë pjesë në samitin e paqes në Hanoi me presidentin amerikan, Donald Trump, në datat 27-28 shkurt, nëpërmjet një treni të blinduar dhe një kameraman “trim” arriti të filmonte në video liderin suprem teksa zbriti të dridhte një cigare.

Filmimi i pazakontë kapi udhëheqësin e Koresë së Veriut duke shijuar një pushim të shkurtër në platformën në stacionin hekurudhor të Nanning në jug të Kinës qendrore, rrugës për në Hanoi, në një udhëtim që zgjati më shumë se dy ditë.

Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Yo-jong, afrohet duke sjellë një tavëll duhani për të shmangur hedhjen e hirit të cigares në tokën kineze.

Gruaja e tij, Ri Sol-ju, shfaqet gjithashtu teksa bisedon me anëtarët e tjerë të stafit pak më tej.

Kim Yo-jong u bë e famshme në rrjetet sociale pas një përplasjeje jo-verbale me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, në Olimpiadën Dimërore të Pyeongchang 2019 në Korenë e Jugut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *