Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita ka frikë nga SPAK” – Balla komenton protestën e sotme para Parlamentit


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla, ka deklaruar se në seancën e sotme do miratohen disa ligje të rëndësishme të Paketës në Drejtësi dhe protesta e paralajmëruar e opozitës ka të bëjë me frikën e saj ndaj SPAK-u.

Ai tha se protesta e opozitës ka të bëjë me frikën e saj ndaj Reformës në Drejtësi, por tha se strukturat e re e drejtësisë, KLGJ-ja dhe KLP-ja do ngriheshin. 

“Shikoni vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve dhe do ta merrni përgjigjen. Në datën 14 mars nuk zhvillohet seancë se është ditë gëzimi dhe feste i shqiptarëve dhe për mua si deputet i Elbasanit, dhe i ftoj të gjithë të vijnë në Elbasan për ditën e verës, ajo që u them është që u miratua kalendari dhe programi dhe ne do të vijojmë të miratojmë ligje shumë të rëndësishme të Paketës në Drejtësi.

Sot kemi edhe dy ligje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me hallin e mijërave në zonat rurale që nuk kanë marrë dot tapinë, me dy ligjet që miratojmë sot i japim zgjidhje këtij halli.  Sot miratojmë strukturën e dy institucioneve bazë të strukturës së drejtësisë së re, KLP-së dhe KLGJ-së.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *