Vendosni fjalën kyçe....

Dhunonte gruan dhe fëmijët, arrestohet inspektori i Zjarrfikëses


Arrestohet në flagrance një inspector i zjarrfikëses pasi akuzohet për dhunë në familje.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar inspektorin me inicialet L.H,  pas një telefonate të familjarëve në numrin e emergjencave.

Inspektori i zjarrfikëses dyshohet se në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Për familjarët janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes ndërsa materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *