Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti me ashensor në Don Bosko, arrestohet tekniku


Pas incidentit të djeshëm në zonën e Don Boskos, ku një vajzë u lëndua si pasojë e shkëputjes së ashensorit, policia ka vënë në pranga teknikun e pallatit.

Sipas policisë, tekniku 49-vjeçar kishte kryer një kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.

 “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Don Bosko”, ku u rrëzua ashensori dhe për pasojë u lëndua një shtetase, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin:

M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)

Ky shtetas ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rreth orës 16:25, 24-vjeçarja, Denada Begaj mbeti e plagosur rëndë pasi ashensori i pallatit u shkëput nga kati i katërt në të parin. Kabujt e ashensorit janë shkëputur duke bërë që ashensori të shkëputet bashkë me 24-vjeçaren brenda. E reja është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda. 

Dje është shoqëruar në komisariat edhe administratori i pallatit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku ndodhi incidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *