Vendosni fjalën kyçe....

Irani publikon të dhënat e para të kutisë së zezë të avionit ukrainas të rrëzuar me raketa


Autoritetet iraniane kanë publikuar analizat e para të të dhënave nga kutia e zezë e aeroplanit ukrainas të pasagjerëve që u rrëzua nga forcat iraniane në Teheran në fillim të vitit.

Shefi i Zyrës së Aviacionit Civil Turej Dehkani Zengene tha se të dhënat e kutisë së zezë u zbardhën në Francë dhe se përmban një bisedë prej 19 sekondash të zhvilluar mes pilotëve në kabinë, pasi raketa e parë goditi aeroplanin.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raporton se regjistrimi ishte ndërprerë dhe se pjesa tjetër e bisedës së pilotit nuk ishte regjistruar pas predhës së dytë që goditi aeroplanin për shkak të dëmtimit.

Zengene tha se nga regjistrimi i bisedës bëhet e qartë se ekuipazhi prej katër anëtarësh po përpiqej të ruante kontrollin e aeroplanit dhe të kontrollonte fluturimin dhe se piloti instruktor i ka thënë ekuipazhit se të dy motorët ishin në funksionim dhe u jepte udhëzime të ndryshme.

Duke theksuar se analiza është kryer sipas standardeve ndërkombëtare, Zengene tha se raporti përfundimtar i aksidentit do të dalë brenda një viti.

Fatkeqësia ndodhi më 8 janar të këti viti edhe atë shumë shkurt pasi aeroplani i pasagjerëve ishte ngritur nga Teherani për në Kiev, ndërsa jetën humbën të gjithë 176 personat në bord.

Udhëheqja ushtarake e Iranit më vonë pranoi se avioni u qëllua aksidentalisht gjatë një fluturimi nëpër zonën e ndjeshme mbi Teheran.

Irani ka pranuar të paguajë kompensime, kurse negociatat për këtë çështje do të zhvillohen nga zyrtarë iranianë dhe ukrainas në fund të shtatorit në Teheran.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *