Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në Tiranë, makina sulmohet me gurë (Video)


Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, ku disa persona janë përleshur me njeri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur  pranë dy lokaleve më të frekuentuara të zonës duke shkaktuar frikë tek kalimtarët.

Madje sipas dëshmive një grua ka qëlluar me gurë , tulla e hunj  mbi një makinë luksoze tip “Porche Cayene” brenda së cilës ishin babai dhe djali i tij.

Në videon e publikuar nga “BW”, duken qartë se dy persona tentuan t’i iknin policisë duke vrapuar pas një ndërtese aty pranë.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për  zbardhjen e shkaqeve .

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët dhe bizneset e zonës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *