Vendosni fjalën kyçe....

Ngacmonte seksualisht dhe përndiqte një 13-vjeçare, arrestohet 58-vjeçari në Durrës


Një 58-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Denoncimi në polici është bërë nga prindërit e vajzës 13-vjeçare.

“U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Përndjekja’. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”– bën të ditur Policia.