Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi krerëve të bashkive: Me krerët e PD-së shtab për protesta. Jemi të përgatitur për çdo skenar të Ramës!


 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në mbledhen e Këshillit Drejtues Kombëtar të partisë që drejton ka dhënë porositë për kryetarët e bashkive, duke zbuluar edhe një hap të radhës të opozitës, pas djegies së mandtave.

“Nga dita e nesërme të gjithë kryetarët e bashkive, do të organizohen me kryetarët e PD do të ngrihen shtabet lineare për protestat në Shqipëri.”, theksoi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm nga Edi Rama.

“Jemi të përgatitur për çdo skenar të mundshëm që do organizojë grupi kriminal që ka emrin “Rilindja”.

Dikujt do t’i vijë thirrja nga prokuroria, dikujt do t’i vijë zarfi, dikujt do t’i vendoset lëndë eksplozive, nuk na ndalin dot, nuk na ndalin dot se nuk është më shumicë dhe nuk ka kush i ndihmon nga prapa!

Deri dje e ka luajtur rolin e viktimës së sistemit por çdokush e di që është xhelati.”, komentoi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shpjegoi para anëtareve të LSI-së pse u dorëzuan mandatet.

“Mandatet e LSI-së janë mandate gjaku! Përveçse janë mandate gjaku, janë edhe mandatet e njerëzve që besojnë te institucionet dhe ligji!

Nuk është imuniteti ai që u jep forcë, por është morali që u jep forcë deputetëve të LSI-së! Kemi treguar që jemi njerëz që punojmë dhe mendojmë për njerëzit!

Ne përballë beneficeve dhe imunitetit të deputetit për ne ka më shumë rëndësi marrëdhënia me qytetarët!

Edi Rama ka shkatërruar të ardhmen e shqiptarëve, ekonominë e shqiptarëve!

Pse ishin aq shumë njerëz në protestë? Sepse ishin pa punë, janë gati për të ikur, por djegia e mandateve u dha shpresë se ky vend do të bëhet!

Pa votat e LSI-së reforma në Drejtësi nuk do të ishte e mudnur! Por për hir të së vërtetës dolën parashikimet e PD që reforma do kapte drejtësinë”, tha më tej.

Sot nga Gjirokastra kryeministri Edi Rama tha se opozita dogji mandatet sepse është në panik nga disa punë që ka me drejtësinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *