Vendosni fjalën kyçe....

Basha bën deklaratën e fortë: Në Parlament ka kriminelë të skeduar nga Interpol, Europol e FBI


Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar në seancën e sotme në Kuvend se në sallën e parlamentit ka kriminelë.

Pas një debati mbi rregulloren e Kuvendit, me akuza e kundërakuza, kryedemokrati mori fjalën e tha se në sallën e Kuvendit ka kriminelë të skeduar nga policia shqiptare e policitë europiane e amerikane.

Ai bëri thirrje sërish për vetingun në politikë, që sipas Bashës do pastrojë Kuvendin nga korrupsioni e të inkriminuarit.

“Kjo këtu është pjesë e pirgut të letrave që na keni vënë përpara, ky është kodii sjelljes së Kuvendit të Shqipërisë që është një harxhim kriminal i parave të taksapaguesve europianë.  Është harxhim kriminal sse ky nuk është gjë tjetër veç një koperturë që ju doni të hidhni mbi një Kuvend që ka një problem që ka ekzistuar edhe para 2013-ës. Por që pas këtij viti ka marrë dimensione botërore. Në këtë Kuvend ka kriminelë, tani që flasim ka anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e sistemit të inteligjencës së Policisë së Shtetit, në kartelat e Europolit, në kartelat e Interpolit, të FBI-së, DEA-s. Janë kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedelë të organizatave kriminale, mbi të gjitha këtu mbrapa ulet dikush i cili ka përdorur fyerjet më të rënda, gjuhën më të ulët që njeh fjalori shqiptar në veçanti ndaj zonjave të parlamentit, tash 8 vjet pa i hyrë gjemb në këmbë. S’mund të na bëni këtu moral për kodin e sjelljes së deputetit. Bëni vetingun në politikë e pastroni Kuvendin. Më shumë vlen letra e banjos së Kuvendit se kjo rregullorja që na tundni këtë këtu.” – tha Basha.