Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e frikshme të ortekut në Zvicër, skiatori që e filmon mezi arrin të shpëtojë (Video)


Pamjet e frikshme të ortekut që goditi ditën e djeshme një resort skish në Crans Montana të Zvicrës janë publikuar ditën e sotme.

Ato janë kapur nga një kamera e vendosur në helmetën e njërit prej skiatorëve të pranishëm në vendngjarje.

Teksa skiatori amator po rrëshqet poshtë kodrës, në të djathtën e tij nis orteku që rrëmben përpara fillimisht dy persona dhe më pas edhe të tjerë.

Fatmirësisht skiatori që filmoi gjithë ngjarjen e frikshme ka arritur të shpëtojë, ndërsa raportohet se një polic francez ka humbur jetën pas transportimit në spital, kurse 3 persona të tjerë kanë mundur të nxirren të gjallë nga dëbora e ortekut që i kishte mbuluar.

Rreth 200 anëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit po gërmojnë nën shtresën e trashë të dëborës për të kërkuar të tjerë persona që dyshohet se janë mbuluar nën borë.

Orteku ka mbuluar më shumë se 400 metra të pistës së skive. Këtë fundjavë, në këtë resort është parashikuar të zhvillohen garat për femra të Kupës së Botës në ski.