Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë tha ambasadori i BE-së pas takimit me Bashën


Pas takimit në selinë blu me kreun e Partisë Demokratike, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca tha në një deklaratë për mediat se nesër është një ditë e rëndësishme dhe pret një proces demokratik.

“Kam qenë shumë i qartë… është e nevojshme që të diskutohet.  Nesër është një ditë e rëndësishme. Presim të mos ketë akte të dhunshme dhe të ndiqen proceset demokratike”, tha Soreca.

Pak më herët, Luigi Soreca shkoi në zyrën e Bashës, me të cilin ka diskutuar për vendimin e opozitës për të djegur mandatet e deputetëve dhe për protestën e së enjtes.

Më herët në zyrën e Bashës ishte edhe ambasadorja gjermane Susanne Schütz, me të cilën kreu i opozitës gjithashtu ka biseduar për djegien e mandateve.

Vendimi për djegien e mandateve u mor zyrtarisht ditën e hënë, pas paralajmërimit të Bashës një ditë më herët.

Partia Demokratike e votoi unanimisht këtë vendim, që u pasua më pas edhe nga aleatët e tjerë të opozitës, LSI dhe partitë e tjera opozitare.

Deputeti i vetëm i opozitës deri tani që është shprehur kundër djegies së mandatit është Lefter Koka i LSI-së.

Ditën e sotme, në orën 17:00, PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *