Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka kthim prapa për mandatet, në BE nuk shkohet me parlament të lidhur me krimin” – Basha


Pas takimit me kreun e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, kreu i PD-së, Basha ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka deklaruar se vendimi për djegien e mandateve është i pakthyeshëm dhe se forca politike e drejtuar prej tij nuk do ndalet deri në kthimin e normalitetit në vend.

“Nuk ka më kthim prapa. Kemi marrë vendimin për djegien e mandateve dhe do i qëndrojmë deri në fund. Nuk do ketë më parlament fasadë. Në BE nuk shkohet me parlament të lidhur me krimin. Nuk ka lëvizje me pro Evropës sesa vendimi i marrë ditën e djeshme nga Partiaq Demokratike.” – ka deklaruar Basha.

Vendimi për djegien e mandateve të Partisë Demokratike u mor ditën e djeshme pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force politike.

Të gjithë deputetët e PD-së që morën pjesë në mbledhje u shprehën për djegien e mandateve dhe bashkimin me qytetarët.