Vendosni fjalën kyçe....

“Në bordin e AMA-s do emërohet shkruesi i lajmeve të Veliajt, do zëvendësojë të atin”-Denoncimi te Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë denoncimin e një qytetari digjital i cili lajmëron se në bordin e AMA-s do zgjidhet shkruesi i lajmeve të Erion Veliaj i cili do zëvendësojë të atin e tij në këtë post.

Maklen Misha do zëvendësojë baba e tij Pirro i cili dha dorëheqjen si anëtar i bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Postimi i plotë:

Iken babai emerohet i biri!

Edvin Mafia dhe Lal Plehu emerojne Maklen Mishen, shkruesin e fjalimeve te ketij te fundit, per kryetar te AMA!

Babi Pirro, anetar bordi te AMA jep doreheqjen per ti hapur vendin djalit te vet!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

“Pershendetje Doktor. Po Ju nis nje info ne lidhje me zhvillimet e fundit tek AMA.

Kete jave po pergatitet kandidatura e Maklen Mishes, per tu derguar se shpejti ne Kuvend per tu emeruar kryetar i AMA. Maklen Misha ka punuar deri para pak muajsh ne Bashkine e Tiranes (ku bente fjalimet e Erion Veliaj) dhe tani punon drejtues i nje fondacioni dhe keshilltar i jashtem i Ministres se Mbrojtjes.

Piro Misha (babai i Maklenit) e la detyren si anetar i bordit te AMA para 1 muaji. Pra iken babai dhe tani vjen i biri ne krye.

Rama po kerkon kontroll te plote tek AMA, me qellim pergatitjen per sulmin e rradhes ndaj medias dhe portaleve ndaj te cilave ka pergatitur ligjin special per censure. Nderkohe mbetemi ne pritje te kthim pergjigjes nga dy institucione rehabilitimi per drogerat e forta ne Hollande per Mishen dhe do ju shkruajme serisht”

2-

“I dashur Doktor Berisha ! Çuditë nuk kanë të sosur në vendin tonë të mjerë! E keqja ska fund! Ai që njihej në lidhje të shkrimtarve si spiun i sigurimit të shtetit , Pirro Misha ,aqsa shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare e bëri personazh tek romani Hija, duke i dhënë në liber rrolin që kishte në jetë , u bë drejtor i Bibliotekes Kombetare nga anetar i bordit te AMA! Projekte të medha financiare janë në plan!

Spostimi i Bibliotekes kombetare tek garda, miliona euro, destinacioni i ri i asaj pjese te pallatit të kultures per biznes, projekti i dixhitizimit , pra kudo para, para, para! Pirro Misha benjamini sorosian, gjuetari i çdo ptojekti , miku i vjeter i Linda Rames strehues i saj tek Sorosi dikur,sot shperblehet duke u gjindur ne qender te qarkullimit te parave te taksapaguesve shqiptare! Po nesë do ishte vetem kaq gjysma e te keqes! Ka edhe më! Me bekimin e Ben Blushit,Linda Rama, Endri Fuga te cilet merren me propoganden e fshehte dhe te hapur te Edi Rames po pergatiten të çojnë një kamerier të ri në krye të Autoritetit te Medjave Audiovizive, AMA ! Kush është ky do thoni ju?

Maklen Misha sugari i sugarit siç thoni ju, djali i Pirro Mishes, i cili deri dje ka punuar ne Bashkine e Tiranes. dhe aktualisht keshilltar i Ministres se Mbrojtjes! Nepotizem dhe trashegimi! Iken baba e sjell djalin ! Baba drejtor i Bibliotekes Kombetare i biri Kryetar i AMA hajde shtet hajde !

Kjo vegel e re në krye të Ames shpreh natyren e ketij shteti, nepotizem, lidhje familjare, dore ne thesin e parave! Une qe ju shkruaj jam pjese e stafit të Kryeministrise dhe keto i di me siguri, me eshte neveritur vetja po tani sjam me as ai qe ik as ai qe rri! Ju jeni i vetmi ze ne kete vend qe mund te shqiptoni pa frike disa te verteta! Maklen Misha ne krye te AMA duhet per te kontrollluar mediat e portalet, per te iniciuar ligjin e ri te censures! Ju lutem mos ma nxirrni numrin se me merrni ne qafe! Me respekt !”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *