Vendosni fjalën kyçe....

Basha rendit arsyet e vendimit për djegien e mandateve, deklarata e plotë


Deputetët e Partisë Deëmokratike kanë vendosur të djegin mandatet e tyre parlamentare.

Vendimi është njoftuar nga kryetari i saj, Basha, në një deklaratë për mediat menjëherë pas përfundmit të mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force politike.

Në fjalën e tij Basha renditi arsyet që kishin detyruar demokratët drejt këtij vendimi duke theksuar se vetëm një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme do ishin hapat për daljen nga kriza e thellë politiko-ekonomiko-shoqërore ku ndodhet vendi.

Deklarata e plotë e Bashës

Të nderuar gazetare dhe gazetarë, të dashur operatorë, të bashur bashkëqytetarë. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj për vendimin që grupi mori me votë unanime.

Duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore publikuar nga mediat ndërkombëtare.

Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në afera flagrante korruptive dhe kriminale, të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, eliminimit të Gjykatës Kushtetuese, kapjes totale të sistemit të drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes sistematike dhe dhunimit të të drejtave themelore të njeriut dhe lirive të shqiptarëve, duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës, që ka shkatuar një krizë të paprecedentë të krizës ekonomike, të emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social.

Duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozitës së bashkuar, të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë  të gjitha hapat e nevojshëm që do të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integirmit europian të Shqipërisë e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike autorizoi kryetarin e partisë të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ju faleminderit!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *