Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi bashkëfshatarin me makinë me qëllim për ta vrarë, arrestohet 38-vjeçari


Arrestohet në Kukës një 38-vjeçar i akuzuar për vrasje në tentativë. Mësohet se i arrestuari është banues në fshatin Zahrisht, në Has.

38-vjeçari me inicialet M.M, akuzohet se ka goditur me automjetin tip “Mitsubish Pajero”, 66-vjeçarin I.A, banues në të njëjtin fshat, me qëllim për ta vrarë pas konflikteve që kishin në lidhje me çështje pronësie.

“Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativ”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin; -M.M., vjeç 38, banues në fshatin Zahrisht, Has. Arrestimi i tij u bë pasi, për motive pronësie, ka goditur me automjetin tip “Mitsubish Pajero”, shtetasin I.A., vjeç 66, banues në fshatin Zahrisht, Has. I dëmtuari ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Kukës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativ”.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *