Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Koka: Nuk e djeg mandatin por qëndroj në LSI


Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Lefter Koka ndryshe nga grupi parlamentar i kësaj partie nuk mendon që të djegë mandatin e tij por pohon se do qëndrojë në radhët e LSI-së.

Në një intervistë për gazetën “Bulevard” në Durrës e cila do publikohet ditën e nesërme Koka është shprehur se nuk ka asnjë motiv për të djegur mandatin.

“S’kam motiv për të djegur mandatin, por do të qëndroj në LSI”-ka deklaruar Koka.

Ditën e sotme Koka nuk ka qenë as edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI-së nga i cili u mor vendimi për djegien e mandateve.

Mosprezencën e Kokës e pranoi edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në emisionin “360°” e cila gjithashtu pohoi se deputeti nuk ka ndërmend që të largohet nga partia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *