Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: E meritoja gazin lotsjellës për dorën e dhënë Ramës në 2013


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se gazi lotsjellës që lëshoi garda në protestën e së shtunës i ka shkaktuar të vjella gjatë asaj nate por më tej ajo ka thënë se këtë gaz e ka merituar për dorën e dhënë në 2013 Edi Ramës.

“Unë kam vjellë ditën e shtunë gjatë gjithë natës. Vjellja nuk vjen nga gazi lotsjellës. U përdor lëndë kimike ushtarake. Vjellja dhe dhimbja në diafragmë nuk vjen nga gazi. Ujë që dilte nga dera e Kryeministrisë, ishte solucion kimik. Po të ishte ujë shkonte deri tek Rogneri. Ndërkohë, protestuesve nuk u janë bërë analizat. Dua të them që një kryeministër që i dhimbset më shumë një kërpudhë se sa shqiptarët, nuk po them këta vandalët”-deklaroi Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI-së u shpreh se e meritonte këtë pasi në vitin 2013 I kishte dhënë dorën kryeministrit Edi Rama.

“Unë e meritoja atë gazin lotsjellës. Atë gazin helmues që i dhashë dorën në 2013-ën, Edi Ramës. Dhe për këtë po paguaj. Për këtë arsye, unë e djeg mandatin më shumë dhe jam e bindur më shumë për këtë gjë sepse shqiptarët duhet të shikojnë një veprim që unë e kam seriozisht me Edi Ramën dhe nuk e kam lojë politike”- u shpreh Kryemadhi. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *