Vendosni fjalën kyçe....

Basha propozoi djegien e mandateve, PDIU mbështet thirrjen


Pas deklarimit të kreut të opozitës Lulzim Basha për të djegur mandatet, thirrjen e tij e ka mbështeur menjëherë Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU).

Në deklaratën e saj PDIU mbështet propozimin e PD-së me qëllim për të dhënë zgjidhje politike vendit.

PDIU mbështet vendimin e PD-së për t’i dhënë zgjidhje politike vendit, si i vetmi instrument që politika e përgjegjshme ka për të zgjidhur krizën shumëdimensionale që sot ka kapluar vendin, krizë politike, ekonomike, sociale dhe krizë përfaqësimi, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohëshme dhe një qeverie tranzitore, që do të garantojë që shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin për herë të parë të lirë”-thuhet në deklaratën e PDIU.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *