Vendosni fjalën kyçe....

Indrit Hoxha akuzon kryebashkiakun e Vorës për shkelje proceduriale të tenderit mbi 2 mln euro


Kandidati i PD për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha paralajmëron për arrestimin e kryebashkiakut socialist të Vorës.

Hoxha shkruan se mbi 2 mln euro tender pastrimi në Bashkinë e Vorës është bërë në shkelje të plotë procedure në kurriz të taksave të qytetarëve, për interesat korruptiv të Edi Ramës.

Hoxha thotë se kryetari aktual i bashkisë Vorë, do ketë të njëjtin fat si ai i bashkisë së Bulqizës.

273 460 221 milionë lekë ose 2 milionë e 382 mijë euro është tenderi i pastrimit të Bashkisë Vorë, i bërë në shkelje të plotë procedure në kurriz të taksave të qytetarëve, për interesat korruptiv të Edi Ramës. Dosja që do çojë para drejtësisë kryetarin aktual të Bashkisë Vorë dhe do ketë po të njëjtin fat si kryetari Bashkisë Bulqizë!”, shkruan Hoxha.