Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali e revoltuar: Opozita po na turpëron në sytë e botës


Ministrja Spiropali ka deklartuar se opozita po e turpëron Shqipërinë në sytë e botës me veprimet e saj.

Ajo e bëri deklaratën e mësipërme jashtë sallës së Kuvendit, pas incidentit të ndodhur ku nënkryetari i PD-së, Paloka, spërkati me bojë kryeministrin Rama.

Spiropali tha gjithashtu se populli e ka hedhur në posjtë opozitën, deputetët e së cilës i quajti të pacipë.

“Opozita të shtunën do ta kthejë atë bojë në zjarr për të djegur Shqipërinë. Dhe ne besojmë dhe kemi arsye të forta për të besuar që sa herë Shqipëria i ka punët mirë, sa herë rajoni dhe faktori shqiptar forcohet opozita gjen një mënyrë për të turpëruar Shqipërinë në sytë e botës.

Dhe i themi njerëzve të cilët patjetër janë më të zgjuar dhe më inteligjent se ajo turmë që u fut në Kuvend për të bërë atë shfaqje, që mos të ndjekin zjarrin e opozitës por të qëndrojnë deri në fund me Shqipërinë. Në këtë moment të gjithë shqiptarët duhet të janë ne një zë që aktet e tilla të mos përsëriten. Për masat që do merren ndaj personave do vendosë kryesia e kuvendit. Populli e ka bërë zgjedhjen e tij duke i hedhur këta të pacipë në koshin e historisë.”– tha Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *