Vendosni fjalën kyçe....

Paloka spërkat Ramën me bojë në fytyrë, ndërpritet seanca (FOTO-VIDEO)


Është shoqëruar me tensione seanca e sotme në Parlament. Pas replikave të Edi Ramës me Lulzim Bashën, Edi Paloka spërkati kryeministrin me bojë në fytyrë.

Boja i ra Ramës në gojë dhe më pas i kulloi edhe në xhaketë e këmishë. Pas incidentit kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtoi nga seanca Edi Palokën dhe ndërpreu përpak minuta seancën plenare.

Si nisi gjithçka?

“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por thjesht ju siguroj se fëmiu që sapo foli, jo vetëm nuk i mendon ato që thotë, por thjesht nuk di se çfarë thotë. Edhe njëherë ju kërkoj ndjesë”, iu drejtua thoshte Rama, kreut të Kuvendit të Maqeedonisë, Talat Xhaferri.

Pas kësaj, fjalën e mori kreu i grupit parlamentar të LSI-s,ë, Petrit Vasili i cili tha: “I nderuar kryetar desha t’ju kërkoj që parlamentin edhe në këtë ditë ta ktheni në normalitet”.

Por Paloka ia ndërpreu fjalën duke goditur Ramën me bojë në fytyrë.

Ruçi i kërkoi gardës që të nxirrnin Palokën jashtë.

“Paloka përjashtohet nga seanca. Edi Paloka dil jashtë nga salla. Dil jashtë, mos më detyro të mbledh byronë. Pushim, Shërbimi të nxjerrë zotin Paloka përjashtë”, tha Ruçi./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *