Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi me bojë ndaj Ramës, policia sekuestron “armën e krimit”


Policia ka sekuestruar shiringën me të cilën nënkryetari i PD-së, Paloka, spërkati me bojë kryeministrin Rama gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Ajo dhe boja që iu hodh kreut të qeverisë po analizohet nga ekspertët.

Pas incidentit në parlament dhe përfundimit të seancës, ekspertë të policisë mbërritën në Kuvend për të bërë verifikimet dhe analizat e duhura për bojën që iu hodh kryeministrit Rama.

Deklarata e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit

“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.”

Incidenti

Pas fjalës së kreut të PD-së, Basha, kryeministri Rama foli nga vendi duke i kërkuar ndjesë kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, lidhur me deklaratat e kreut të opozitës.

Pas kësaj, nënkryetari i PD-së, Paloka, u çua nga vendi dhe iu drejtua vendit ku rri kreu i qeverisë duke e spërkatur me bojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *