Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm 30 ditë në burg për policin, deri sa të dalë denoncuesi


Berhan Bajrakurtaj

Vetëm 30 ditë në burg nga Gjykata e Shkodrës, deri sa të dalë denoncuesi për policin që bëri xhiron e  medieve dhe rrjeteve sociale, i filmuar teksa masturbohej. “Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur”, ka thënë në sallën e gjyqit ku u njoh me masën e sigurisë Berhan Bajrakurtaj.

Për efektivin Bajrakurtaj pritet dëshmia e denoncuesit (nëse ka), por ende nuk ka rezultuar një i tillë. 

Fillimisht video qarkulloi e komentuar si shantazh që Bajrakurtaj po i bënte një të miture, pistë që nuk është vërtetuar ende. 

Video intime e Bajrakurtajt u publikua nga “Newsbomb.al”, ndërsa Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në polici nisi hetimet.

“Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vlerësim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar për veprën penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e banesës. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas për rastin në fjalë.

Për këtë rast po hetohet nga sektori për Krimet Kompjuterike për identifikimin e personit dërgues të mesazhit dhe videos qe u dërgua për publikim ne medie.”, jepte detaje SHÇBA-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *