Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqet i maskuar për të tërhequr 1 milion dollarët e fituara në lotari, arsyeja do ju habisë (Video)


Një xhamajkan u shfaq për të marrë lotarinë e fituar prej 1 milionë stërlinash i fshehur pas një maske të filmit “Scream”.

Burri i cili e identifikoi veten si A. Campbell, vendosi të marrë çmimin në mënyrë të pazakontë në mënyrë që të mos i ndante paratë e fituara me të afërmit e tij.

Ai priti plot 54 ditë për të marrë çmimin prej 1 milion dollarësh nga lotaria kombëtare “Super Lotto”, pas fitores së tij në nëntor të vitit të kaluar.

“Pa mbaja shënim numrat dhe po i kontrolloja një për një. Shikova biletën time dhe renda drejt tualetit duke thirrur: Kam fituar, kam fituar! Dua të gjej një shtëpi të këndshme. Nuk e kam gjetur akoma, por së shpejti do të kërkoj një. Më pëlqen t’i bëj mirë llogaritë. Nuk lyp para, nuk marr hua. Unë kam një biznes të vogël, kështu që kam plan për ta zgjeruar atë. Më pëlqen të kem para. Por nuk dua t’i ndaj ato me të tjerët”. – tha fituesi i maskuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *