Vendosni fjalën kyçe....

Kristen Stewart dhe Taylor Lautner ribashkohen për ditëlindjen e aktorit (FOTO)


 

Të gjithë u dashuruam me ta në filmat e “The Twilight Saga”. Po flasim për Kristen Stewart dhe Taylor Lautner.

Ky i fundit festoi më 11 shkurt ditëlindjen e tij të 27-të dhe pavarësisht viteve që kanë kaluar, miqësia mes tij dhe Stewart nuk ka ndryshuar dhe ajo nuk kishte si të mungonte në festën e tij të ditëlindjes.

E dashura e Taylor-it organizoi një festë për ditëlindjen e tij dhe u sigurua që Kristen të ishte në listën e miqve, shkruan “HollywoodLife”.

Aktori publikoi në rrjetet sociale një seri fotografish nga festa që e dashura e tij, studente infermierie, organizoi për të. E dashura e aktorit quhet gjithashtu Taylor.

“Faleminderit Taylor për ditëlindjen më të mirë. Unë kurrë nuk kam qenë më i befasuar në jetën time si sot”, shkruan aktori.

Por Kristen ishte e vetmja nga “The Twilight Saga” e pranishme në festën e aktorit. Robert Pattison, Anna Kendrick dhe të tjerët mungonin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *