Vendosni fjalën kyçe....

Mediat afër qeverisë gjejnë “Lasgushin” (FOTOT)



Në një kohë kur ndeshemi përditë me lajme mbi vështirësitë në të cilat po kalon vendi, rritja e kriminalitetit, e sidomos rastet e rënda të dhunimit të vajzave dhe grave në Shqipëri, disa media duken se e kanë gjetur më të rëndësishme të merren me gjetjen e “Lasgushit”, avionit që Rama e pagëzoi me këtë emër kur njoftoi krijimin e të parës linjë ajrore shqiptare.

Kjo çështje pati kontradiktat e veta, me opozitën që denonconte se “Air Albania” ishte në të vërtetë linjë ajrore turke, por nuk po ndalemi këtu.

Pas fluturimeve të para drejt Turqisë, me studentë dhe të famshëm pro qeverisë që Rama i mblodhi, shumë shpejt u duk sikur “Lasgushi” u zhduk dhe mediat ndërkombëtare raportuan se edhe avionin e vetëm të kompanisë “Air Albania”, e ka marrë tashmë Turqia.

Pas këtij lajmi nuk u vonuan shumë mediat pro qeverisë, për të gjetur Lasgushin dhe për të rregulluar imazhin e prishur te publiku.

Mediat pro Ramës raportuan dje se avioni i “Air Albania” ishte ulur në Tiranë sikurse kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama që zhdukja e avionit lidhej vetëm me probleme dokumentacioni.

[starlist][/starlist]


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *