Vendosni fjalën kyçe....

“70 mijë qytetarë do vijnë nga rrethet” – PD publikon shifrat


Partia Demokratike ka deklaruar se protesta e sotme do jetë më masivja që prej nisjes së tyre. Sipas selisë blu, nga rrethet pritet të mbërrijnë në Tiranë rreth 70 mijë qytetarë, të cilët do u bashkohen qytetarëve në kryeqytet.

Protesta pritet të nisë rreth orës 19:00 ndërsa kreu i opozitës së bashkuar, Basha, deklaroi në fund të protestës së fundit se sot fatin e protestës do e vendosë sovrani.

“Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e protestes se fundit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës. Njësoj si që nga 16 Shkurti, kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”, thonë burime nga PD.

Më tej raportohet edhe numri i protestuesve që pritet të mbërrijnë nga secili qark.

“Sipas përllogaritjeve të përafërta, nga Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi pritet të vijnë për të protestuar në Tiranë rreth 26 mijë protestues. Nga Kukësi raportohen 4500 protestues që janë nisur me autobusë dhe mjete private, nga Shkodra raportohen 9900 protestues, nga Dibra 3900 protestues kurse nga Lezha 7700. Në shifrat e raportimeve nuk përfshihen protestues të cilët udhëtojnë në mënyrë private. Edhe nga 4 qarqet e jugut, pjesëmarrja e qytetarëve në protestë pritet të jetë më e lartë sesa ajo e të dielës së shkuar. Nga Vlora raportohet se do nisen për Tiranë 5500 protestues, nga Fieri priten edhe më shumë protestues, rreth 5800, meqenëse rajoni bujqësor i Fierit ka qenë edhe më i godituri nga kriza ekonomike. Nga Gjirokastra pritet të vijnë rreth 2700 protestues, kurse nga Berati rreth 3300 qytetarë. Nga të 4 qarqet e Jugut, në protestën e sotme të kryeqytetit pritet të marrin pjesë mbi 18 mijë qytetarë, meqenëse shifrave të mësipërme, pritet t’u shtohen edhe protestues të tjerë, të cilët do vijnë për të protestuar në Tiranë jo në mënyrë të organizuar, por në mënyrë private.” – bëjnë me dije burime nga PD.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *