Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me “Kallashnikov” në Bruksel, nis gjuetia ndaj autorit të dyshuar


Një person i paidentifikuar ka hapur zjarr në një restorant në qendër të Brukselit dhe pas kësaj është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Një dëshmitar i cituar nga prokuroria pohoi se i dyshuari ishte i armatosur me një automatik “Kallashnikov”. Restoranti u mbyll në kohën e incidentit ndërsa nuk raportohet për persona të plagosur.

Policia është aktualisht në kërkim të të dyshuarit, tha zëdhënësja e zyrës së Prokurorisë, Ine Van Wymersch. Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorin e dyshuar të sulmit dhe për të gjetur motivet e sulmit sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Një dëshmitar pa një burrë me një pushkë tip kallashnikov që kishte shënjestruar dritaret e restorantit”, shtoi Van Wymersch.

Personi që dyshohet se kreu sulmin goditi restorantin “La Parisienne” në bulevardin “Louise”, një nga zonat më prestigjioze dhe më të shtrenjta në qytet. Policia gjeti tre vrima të plumbave në dritaren e restorantit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *