Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo lëshon predhën, fatkeqësisht e pëson shoku i skuadrës (Video)


Gjuajtjet e portugezit Cristiano Ronaldo, njihen si tejet të forta dhe për këtë gjë mjafton të shihen deklaratat e portierëve që e kanë pasur përballë. Por kësaj here këtë gjë e ka provuar në kurriz shoku i tij i skuadrës, gjermani Sami Khedira.

Në ndeshjen e fundit ndaj Sasuolos, teksa Juventusi po kryente një aksion, Ronaldo lëshon një predhë që pasi e goditi në fytyrë, e rrëzoi në tokë menjëherë Khedirën.

Ronaldo iu afrua menjëherë shokut të ekipit dhe i kërkoi ndjesë për goditjen e pavullnetshme dhe më pas u largua me një buzëqeshje në fytyrë, pasi u sigurua se shoku i tij shpëtoi pa pasoja.

Edhe pse Khedira u shpreh i gatshëm për të vijuar ndeshjen dhe u çua në këmbë, trajneri Allegri e zëvendësoi 5 minuta me vonë me Rodrigo Bentancur.

Ndeshja e djeshme u fitua nga Juventusi që marshon i qetë drejt titullit kampion dhe ka qetësinë të përqendrohet te Liga e Kampionëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *