Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri për Zgjerim Varhelyi: Nuk na takon ti tregojmë si do ndërtojnë Teatrin, i kërkova Ramës që ato skena të shmangeshin (Video)


Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar ditën e diel është bërë temë debati edhe në Parlamentin Evropian.

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi është pyetur nga eurodeputeti i PPE-së Michael Gahler se shembja e Teatrit të jep përshtypjen sikur qeveria do të shembë edhe ambicien për të plotësuar 15 kushtet për nisjen e procesit të negociatave.

Meqë diskutuam bashkë javën e shkuar për Ballkanin Perëndimor, shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën në mëngjes, jep përshtypjen sikur qeveria në Tiranë do që të shembë edhe ambicien e saj për të punuar për së paku 15 pikat që duhen përmbushur për të nisur vërtet procesin e negociatave. Cili është komenti juaj për këtë?” – pyeti Gahler. 

Varhelyi u përgjigj se shembja e objekteve i takon vendit ndërsa shtoi se kishte folur edhe me Kryeministrin Rama që të kishte një qasje më të koordinuar që skenat e ndodhura të shmangeshin.

Në lidhje me shembjen e fundjavës në Tiranë, që ia arriti ta mbushë të dielën time, po, ka një debat që po vijon në vend. Dhe po, ky debat arriti në një farë kulmi të dielën kur ndërtesa u shemb. Unë fola gjithashtu në telefon me Kryeministrin e Shqipërisë. Diskutuam për nevojën e të pasurit të një qasjeje më të koordinuar në kuptimin që skena të tilla të mënjanohen. Por unë e kuptoj gjithashtu se i takon secilit vend të vendosë mbi teatrin e tij kombëtar pa iu treguar neve se çfarë lloj teatri duhet të ndërtojnë. Ajo që është kyçe është që kjo të bëhet në një mënyrë pa përplasje si dhe që gjithëpërfshirja e shoqërisë të garantohet gjatë procesit, dhe mendoj se me këtë të fundit ramë dakord së bashku me Kryeministrin,” – u shpreh Varhelyi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *