Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Bashës: Protestën tjetër, fjalën e ka sovrani


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar në fjalën e tij para qytetarëve në selinë e PD-së, se koha e fjalëve ka mbaruar dhe se në protestën e ardhshme fjalën do e ketë vetëm populli.

Ai i falenderoi qytetarët për vendosmërinë e treguar në protestën e sotme ndërsa theksoi se Rama dhe banda e tij e kanë të qartë se nuk e mbajnë dot më pushtetin me dhunë.

Ai theksoi se nëse Rama nuk pranon zgjedhjet e parakohshme, të lira e të ndershme, atëherë t’ia dëgjojë zërin në protestën e ardhshme.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra për qytetarinë, për shpirtin e qëndresës. për vendosmërinë që demonstruat sot. Vëllezër e motra, qindra mijë prej jush në këtë protestë sollët me vete energjinë, vendosmërinë, shpresën dhe besimin tek e nesërmja e re që po lind. Rama dhe banda e tij ta harrojnë, shqiptarët nuk do lejojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë. Po i them sot Edi Ramës dhe sejmenit të tij zuzar dhe sadist Sandër Lleshaj se do mbani përgjegjësi para ligjit. Lëre popullin të flasë me votë ose dëgjoja zërin në protestën e ardhshme. Dita e fundit ku unë iu drejtohem me argumentet e arsyes, koha për fjalët po mbaron, në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani”, deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *