Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhen kryetarët e rinj të degëve të PD në Përmet dhe Tepelenë



Partia Demokratike ka zhvilluar procesin zgjedhor për drejtimin e degëve lokale në Përmet dhe Tepelenë, ku janë rizgjedhur drejtuesit aktualë.

Në Përmet, kryetar i degës është rizgjedhur Arson Lipe, i cili garoi përballë Roland Bonjos. Ndërsa në Tepelenë, drejtimin e degës e ka fituar sërish Malo Sadikaj, në një garë me Sevo Micin dhe Laviola Guman.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, drejtuesi politik i PD për qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, përgëzoi fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit në proces, duke theksuar se gara ka qenë dinjitoze.

Ai nënvizoi se ky proces pritet të ndikojë në forcimin e strukturave lokale të partisë, ndërsa shprehu urime edhe për anëtarësinë e Partisë Demokratike në këto degë, duke i inkurajuar për përballjet e ardhshme politike.