Vendosni fjalën kyçe....

Zall Bastari në protestë, banorët kërkojnë urën e premtuar nga Veliaj në 2016-ën (VIDEO)


Edhe pse banorëve të Zall Bastarit u është premtuar që në 2016-ën ndërtimi i një ure, edhe pse në media u raportua se punimet kishin nisur e madje edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i inspektoi këto punime, pas tre vitesh ura nuk duket askund.

Kështu banorët e kësaj zone janë ngritur sot në protest duke kërkuar ndërtimin e urës. Anëtari i kryesisë së PD-së Jamarbër Malltezi ishte i pari që njoftoi publikun për organizimin e kësaj proteste.

Ai shkruan se “Ikën 3 vjet por ura nuk është ndërtuar ndonese taksat dhe tarifat u rritën”.

“Siç e shikoni dhe vetë jemi afër Bastarit të Mesëm. Një zonë tepër e prapambetur. Ura ka dy vjet që është inauguruar dhe s’kemi as urë as gjë. I bëj thirrje Veliajt të mos mbjellë as pisha as rrape në Tiranë por të hedhë një kokë këtej pas Dajtit, siç e shikoni zona më e prapambetur”, tha një banor.

Përveç problemit të urës që mungon, banorët e Zall Bastarit kanë shprehur edhe shqetësimet e tyre të tjera.

“Me ndërtimet e shtëpive që kanë bërë njerëzit me aq fuqi sa kanë. Këta vijnë me i gjobit, për të marrë rryshfete. Se nuk është gjobitje që bëjnë ata, por marrin rryshfete. Kura i s’po bën rrugën, në momentin kur të bëjë rrugën atëhere të vijë me fletën e gjobës. 40 milion, 30 miilion.”, tha një tjetër banor.

Një grua tha se ishte pushuar padrejtësisht nga puna si pastruese dhe pavarësisht se Blerina Gjylameti i kishte thënë se nëse do fitonte gjyqin do e ndihmonte ajo, nuk e ka bërë këtë.

“Quhem Lirie Hoxha nga njësia administrative e Zall Bastarit. Kam 25 vite punë që prej ‘97-ës. Jam me tre fëmijë me shkollë të lartë, burrin e kam të sëmurë më kanë heq nga puna prej një viti për arsye politike. Si pastruese. E hodha në gjyq, fitova gjysin.  Blerina Gjylameti më tha po fitove gjyqin hajde tek unë. As në zyrë s’më priti por më tha shkruaj tek portali. Kam një muaj që kam shkruar te portali po asnjë përgjigje s’më kanë thënë. Ja bile, i kam edhe mesazhet këtu se i kam shkruar edhe Edi Ramës.

Ka fut vetëm të vetët në punë, përgjegjës shërbimesh, gruan juriste. Cunin e hallës në punë, kushëririn e vet në punë. Xhaxhain në punë, që e kam bërë unë punën e atij.”, tha zonja.

“Jam pa asnjë lloj të ardhur në shpi. Një lloj të ardhure nuk e marr në shtet. Me borxhe se mora kredi ngaqë po shembej shtëpia. Me burrin të sëmurë e kam. Me një plakë sakate jam. Kjo është Rilindja që vjen këtu në Zall Bastar.I kam shkuar edhe Erion Veliajt në zyrë.”, shtoi zonja Lirie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *