Vendosni fjalën kyçe....

Statujë për David Beckham para stadiumit të Galaxy


Muajin e ardhshëm do të ekspozohet një statujë e David Beckham jashtë ambienteve të stadiumit “LA Galaxy”, shkruan “BBC”.

Beckham ka luajtur për klubin e Los Anxhelos për gjashtë vjet, duke filluar në vitin 2007. Me LA Galaxy ai fitoi dy tituj kampionë të MLS në 2011 dhe 2012.

Ai është bashkëpronar i klubit të MLS, Inter Miami, i cili do të bashkohet me ligën në vitin 2020.

Ish-mesfushori i Manchester United dhe Real Madrid është lojtari i parë për të cilin bëhet një statujë në historinë e MLS-së.

Statuja do të zbulohet në parkun Dignity Health Sports, para ndeshjes së parë të sezonit të “LA Galaxy” kundër “Chicago Fire” më 2 mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *