Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet e Ramës ndaj pedagogëve, Vasili: Urren dijen, si pisanjosi sapunin!


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas deklaratave të tij të fundit për pedagogët e studentët.

Vasili shkruan se Rama jo vetëm nuk e do por e urren dijen.

“Shkollëpaku urren dijen ashtu si pisanjosi sapunin !! Speciet më të egra, që kanë sulmuar universitetin dhe shkencën në shekuj kanë qenë obskurantistët dhe injorantët.Të dy këto kategori i ben bashkë vetëm SHKOLLEPAKESIA.

Europa u nda shekuj me parë me dhimbje të mëdha nga sulmi i shkollëpakësisë, që e zhyti atë për vite të tëra në prapambetje dhe zymtësi. Shqiptarëve u ka zënë rrugën sot një SHKOLLEPAK, që është ngulur si damkë turpi në karrigen e Kryeministrit.

Edhe SHKOLLEPAK edhe MEDIOKER gjer në dhimbje, ky sharlatan i rishfaqur nga mesjeta dhe i përzjerë me revolucionin kulturor proletar famëkeq kinez, lufton egërsisht me dijen, me universitetin, me shkencën, me akademinë e Shkencave e gjithshka që lidhet me dijen. Dija është armiku më i madh i shkollëpakut. Ai e urren dijen ashtu si një njeri i pisët sapunin.

Ndaj sulmon egërsisht universitetin dhe pedagogët në veçanti sepse kompleksi i inferioritetit, që i vjen prej padijes e ka vënë për fundi dhe po ja merr shpirtin.

Zhuli i meskinitetit dhe dashuria për britmat provinciale, që i shprehin dashuri një idioti kryeministër të paditur, janë ideali i vetëm i këtij profani.

Ky i përzgjedh me kujdes injorantët,që e degjojnë, me qellim qe gjysem truri i tij te duket para tyre i madh në dimensione sa truri i derrit ndonëse mendimet i ka të varfëra sa një derr.

Shqiperia e 2019 nuk është stalla e derrave Shkollëpakëet, por e njerezve të zgjuar, punëtorë dhe mendjehapur, që refuzojnë rreptë dhe fort që të jetojnë nën brekushet erë qelbur të Shkollëpakësisë.”, shkruan Vasili.

Ai i referohet deklaratës së djeshme të kryeministrit se pedagogët dhe studentët duan ta kalojnë kohën në kafe.

“Ashtu sikundër nga shumë komunikime mbrëmë kam dëgjuar, kam lexuar drejtëpërdrejtë nga studentë sesi ka pedagopgë që nuk duan të bëjnë mësim,  ka pedagogë që refuzojnë të vazhdojnë mësimin qoftë edhe më një student që të bëjë mësim dhe në fakt nuk është një por kanë qenë shumicë ata që kanë dashur të bëjnë mësim, por preferojnë t’i lënë studentët rrugëve sepse duan vetë të rrinë nëpër kafe.”, janë fjalët që përdor Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *