Vendosni fjalën kyçe....

Kush e ngriti nga hiçi në zenit figurën e Juan Guaido-s në Venezuelë


Juan Guiado mund të jetë një emër i ri në politikën e Venezuelës, por njeriu që qëndron pas rritjes së tij nga hiçi, politikani kontrovers i opozitës, Leopoldo Lopez, është njohur më herët dhe mbështetur nga SHBA-ja dhe aleatët e saj për vite me rradhë.

Leopoldo Lopez, asokohe kryebashkiaku i bashkisë Chacao në Karakas, mori Guaido-n nën hijen e tij në vitin 2009. Ata themeluan Partinë Popullore Will, që kundërshtonte në mënyrë të hapur qeverinë e ish-liderit të Venezuelës, Hugo Chavez.

Lopez është përshkruar si “mentor” i Guaido-s dhe e udhëhoqi atë gjatë kohës që ishte ligjvënës, duke e ndihmuar atë që të shmangte arrestimin për veprimtaritë anti-qeveritare.

Ai ende udhëheq partinë, por është arrestuar që nga protestat masive anti-qeveritare në vitin 2014, e cila përfundoi në përleshje vdekjeprurëse. Ai kaloi tre vjet pas hekurave para se të kalonte në arrest shtëpiak në vitin 2017.

Lopez ka qenë mjaft aktiv megjithë burgosjen e tij dhe thuhet se ka zhvilluar takime dhe ka lëshuar udhëzime për aktivistët e opozitës nëpërmjet rrjetit social “Skype” dhe aplikacioneve të tjera koduara të mesazheve, ndërsa Guaido u mor me tubimin e protestave në rrugët e kryeqytetit, Karakas.

“Leopoldo ka qenë në burg për pothuajse pesë vjet, kështu që komunikimi me të është shumë i vështirë, ne duhet të komunikojmë me të nëpërmjet familjes së tij”, ka thënë Juan Andres Mejia, kongresmen i Partisë Popullore Will.

“Në thelb, ai jep idetë, por vendimet merren nga Juan Guaido dhe pjesa tjetër e Kuvendit,” shpjegoi më tej ai.

Emri i Lopez-it shfaqet në kabllot diplomatike amerikane që nga viti 2009, të cilat përshkruajnë strategjinë e tij për të kandiduar për poste publike dhe potencialisht për presidencën e Venezuelës.

Megjithatë, diplomatët amerikanë e përshkruajnë atë si një “figurë përçarëse” mes opozitës, pasi shpesh është “hakmarrës dhe i uritur për pushtet”.

Gruaja e tij, Lilian Tintori, ka bërë fushatë të vazhdueshme për lirimin e tij dhe ka takuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump si dhe liderë të tjerë politikë.

Por Tintori e gjeti veten në mes të një skandali në vitin 2017, pasi policia gjeti një sasi të madhe të hollash në makinën e saj dhe më vonë asaj iu ndalua të largohej nga vendi.

Megjithatë të dy, Lopez dhe Tintori, mbajnë kontakte të rregullta me shumë zyrtarë dhe krerë shtetesh për të siguruar mbështetjen për mbrojtjen e tyre, sipas raporteve të medias.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *