Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në ish-Bllok pas konflikteve në Angli, as i plagosuri e as i dyshuari nuk japin dëshmi në polici


Të tjera detaje mësohen në lidhje me plagosjen që ndodhi një ditë më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Pas një sherri mes një grupi të rinjsh mbeti i plagosur 32-vjeçari Ilir Shkurti. Si i dyshuar për këtë plagosje u arrestua Kridenc Mucollari, 38 vjeç.

Sipas televizionit “News24” konfliktet mes të rinjve duket se kanë një zanafillë të hershme, kur të dy kanë qenë në Angli.

Asnjëri nga dy personat, thuhet se nuk kanë pranuar që të japin deklarim për policinë në lidhje me ngjarjen dhe konfliktin mes tyre.

Ndërkohë, kujtojmë se në kërkim është shpallur edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz” që u sekuestrua mbrëmë nga policia, i cili u largua nga vendngjarja.

Pas përplasjes së mbrëmjes së kaluar, Ilir Shkurti mori një plumb në këmbë dhe u dërgua jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.