Vendosni fjalën kyçe....

Më parë i kishte çarë kokën, burri në Vlorë mbyt gruan, më pas pret damarët


Pamje nga vendngjarja

 

Një burrë në Vlorë i ka marrë jetën gruas duke e mbytur prej fyti dhe më pas ka tentuar të vrasë dhe veten duke prerë damarët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në një banesë pranë Komisariatit të Policisë së Vlorës, ku Teodor Lera, 57 vjeç, gjatë një sherri e ka mbytur gruan me duart e tij duke e kapur prej fyti.

Viktima mësohet se quhet Eva Lera, 45-vjeç.

Pasi ka kryer krimin, në gjendje të rëndë psikologjike, burri ka prerë damarët. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

” Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti.

57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Çifti Lera kishin tre fëmijë sëbashku, dy vajza dhe një djalë. Një prej vajzave jeton në Amerikë, djali në Angli dhe vajza tjetër në Tiranë ku ishte studente.

Ngjarja duket të jetë e paralajmëruar, pasi Teodor Lera rezulton se është arrestuar edhe më parë për dhunë ndaj bashkëshortes. Disa muaj më parë e kishte plagosur atë në kokë dhe policia e kishte arrestuar. Por bashkëshortja e tij Eva e kishte falur dhe ishin ribashkuar.

Çifti Lera ishin nga fshati Bunavi por prej disa vitesh jetonin në Vlorë, ku Eva shiste rroba të përdorura për të siguruar jetesën./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *