Vendosni fjalën kyçe....

“Ekselentja e Ramës, nuse e drejtorit të rëndësishëm në Ministrinë e Energjetikës”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me publikimin e kryeministrit Edi Rama, për një studente ekselente e cila falë Paktit për Universitetin, ishte punësuar në Administratën Publike.

Në videon e publikuar nga Rama, studentja Drijona Melevi thotë se është futur në punë pa mik por vetëm për shkak të meritokracisë, bazuar në listën e saj të notave, diplomave dhe cerifikatave.

Por sipas Berishës, Melevi është nusja e djalit të Met Hasalamit, drejtorit të Minierave në Ministrinë e Energjetikës.

“Kjo eshte ekselentja qe punesoi Edvin Kristaq Mashtrimi! sb

Pershendetje doktor. Edi Rama eshte mjeshter teatri. E nxjerr drijona Melevin si studente ekselente qe fitoi punen me konkurs pa mik. Kjo eshte nusja e Devis Hasalamit, djali i Met Hasalamit. Drejtori i Minierave ne ministrine e Energjitikes. Sekseri miliarder i heceve dhe minierave. Kjo goca ka qene e punesuar ne kryeministri para se te mbaronte shkollen. Turp fusin te afermit e kryehajdutave dhe pensionistat e thone meritokraci.”, shkruan Berisha.

Drijona Malevi, rezulton se e ka mbaruar shkollimin e saj që në vitin 2016, të paktën sipas të dhënave që vetë ajo ka publikuar në rrjetet sociale. Më para se të punësohej në Ministrinë e Financave, ka punuar edhe në Ministrinë e Turizmit  si edhe në Kryeministri.

“Unë realisht të jem e sinqertë nuk kam aspiruar ndonjëherë të jem pjesë e Administratës Publike, deri në momentin kur bëra një aplikim online me qëllim që të përfitoja një përvojë kualifikuese 1-vjeçare në institucionet e Administratës Publike. Në përfundim të kësaj përvoje kualifikuese kisha mundësinë që të aplikoja për pranim në Shërbimin Civil, pranë Departamentit të Administratës Publike dhe tashmë jam pjesë e Administratës Publike si nëpunëse civile.

Aplikimi nuk ishte i vështirë. Unë kam aplikuar vetëm në bazë të certifikatave, të CV-së time, të diplomave dhe një letre motivimi. Përzgjedhja ka qenë tërësisht transparente dhe në bazë meritokracie, vetëm mbi bazën e notave dhe asgjë tjetër. Aktualisht jam specialiste në drejtorinë e Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. “, tregon Drijona.

Mirëpo nga rrëfimi i saj nuk është shumë e qartë, nëse puna e mëparshme në Ministrinë e Turizmit dhe në Kryeministri siç tregohet në llogarinë e saj të “Facebook”-ut është pjesë e përvojës së saj kualifikuese, apo jo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *