Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Mësohet se në mesnatë, janë përplasur dy automjete në bulevardin “Dëshmoerët e Kombit”, një makinë tip Benz dhe një taksi.

Përplasja ka ndodhur përpara ish hotel Dajtit.

Fillimisht nuk u fol për të plagosur, por sipas “TV Klan”, të lënduar nga aksidenti kanë mbetur dy persona, të cilët po udhëtonin me taksi. Dy të plagosurit janë shtetas të huaj, por nuk bëhet e ditur shtetësia.

Ata janë dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *