Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 16 drejtues mjetesh në vend, bllokohen 44 patenta e vihen 2234 gjoba


Ka vijuar për të disatën ditë radhazi aksioni i Policisë Rrugore në mbarë vendin. 24 orët e fundit janë arrestuar 16 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur e 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë aksionit janë vendosur 2234 gjoba për shkelje të ndryshme. Gjobat janë vendosur për për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara,  për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.