Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Pas Luftës së Parë Botërore u mboll fara që Shqipëria të ekzistojë si një shtet sovran


Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të ambasadores Yuri Kim në Ceremoninë për Festimin e 100 Vjetorit të Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Kim thotë se pas Luftës së Parë Botërore, “është mbjellë fara” që Shqipëria të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur.

“Ekziston një thënie që përdoret pothuajse në çdo vend të botës: ‘Ç’do të mbjellësh, do të korrësh’.

Më shumë se njëqind vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore përfundoi, një farë u mboll në rrënojat e luftës – ishte ideja që kombet kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e tyre dhe se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur.

Ajo farë u mboll së bashku me një tjetër, të cilën e kemi qëkur lindim – idenë se njerëzit duhet të jenë të lirë, se ne zotërojmë disa të drejta, se secili prej nesh meriton dinjitet…

Në vitin 1991, populli i Shqipërisë kaloi përtej asaj errësire. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – ishte një prej atyre farave.”- është shprehur Yuri Kim.