Vendosni fjalën kyçe....

Kosova pushtohet nga grevat, sindikatat ankohet për pagat e ulëta


Projektligji për pagat ka nxitur fillimin e grevave në mbarë Kosovën.

Rreth 22 mijë nëpunës civilë kanë hyrë në grevë, duke kërkuar nga institucionet që të merren me kërkesat e tyre, ndërsa sipas sindikalistëve, nëse nuk ka reflektim institucional nuk përjashtohet mundësia e ashpërsimit të masave.

Zymberi ka bërë të ditur se nëpunësit civilë janë të vetmit, të cilëve nuk iu është rritur asnjëherë paga bazë. Sipas tij, kjo kategori duhet të trajtohet njësoj dhe se pagat e saj duhet të nivelizohen me ato të sektorëve të tjerë të punës.

Punonjësit e shërbimit civil në Kosovë paguhen aktualisht me rreth 400 euro. Ndërkohë, grevën e ka filluar edhe Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *