Vendosni fjalën kyçe....

Rama shigjeton Kurtin: Fiton zgjedhjet dhe kujton se do shpëtojë botën


Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka shigjetuar kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

Rama ka shigjetuar Kurtin lidhur me pozicionin e Kosovës ndaj Serbisë, duke thënë se kreu i Vetëvendosjes “kujton se do shpëtojë botën, vetëm se ka fituar zgjedhjet”.

Nuk ka gjë më të gabuar se fitimtari ta kthejë veten në humbës. Nuk ka gjë më të keqe se të vetëizolohesh. Çështja e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjidhet me kërcitje dhëmbësh, nuk mund të zgjidhet me tarifa që janë mjete dhe jo qëllime.

Ai i Durrësit është një takim që është i hapur për të gjithë. Palmer më ka kërkuar 2 vende sepse do të dërgojë dy njerëz të tij në Departamentin e Shtetit. Unë po nuk besova nuk e bëj. Unë besoj që kjo është rruga. E di që kur udhëheq ke edhe koston që ata që të ndjekin mund të mos e pëlqejnë atë që po bën.

Unë e di që në Kosovë bëhet politikë me mua. Unë ju them atyre që më tregojnë mua nuk kanë bërë asnjë punë akoma që janë zgjedhur të hapin pak horizontin. Mua nuk më ndal dot askush të më kompleksojë duke më bërë pis.

SHBA-të nuk do i kishim mbështetje dhe nuk do kishim bërë asnjë hap nëse ata nuk do të na nxisnin nëse edhe nga SHBA. Nëse ata do e shikonin me dyshim do na thoshin “stop një herë, se nuk është koha. Vjen njëri që ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe kujton se do shpëtojë botën dhe më thotë mua mos u ngut”-deklaroi Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *