Vendosni fjalën kyçe....

Policia ruse arreston më shumë se 100 mbështetës të Navalny-t – Reuters citon OJQ-në


valny

Policia ruse arrestoi të dielën më shumë se 100 persona që kishin dalë në rrugë për të shënuar ditëlindjen e 47-të të Alexei Navalny, liderit më të shquar të opozitës ruse, tha një grup monitorues protestash.

OVD-Info përmes një komunikate tha se deri në orën 22:42 në 23 qytete janë ndaluar 109 persona.

Autoritetet kanë shtypur ashpër shenjat e mospajtimit që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 dhe në shumicën e qyteteve, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve u mbajtën në burg.

Navalny po vuan dënime prej 11 vitesh e gjysmë për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës mbi akuzat që ai tha se ishin të sajuara për t’i mbyllur gojën, shkruan Reuters.

Pamjet nga Moska dhe Shën Petersburg, dy qytetet më të mëdha të Rusisë, treguan policinë duke arrestuar demonstrues individualë. Një burrë mund të shihej shkurtimisht duke mbajtur një tabelë përpara se policia e Moskës ta largonte, të përkulur, ndërsa ai rënkonte nga dhimbja.

Një tjetër burrë, i cili mbante një tabelë në anglisht ku shkruhej ‘Free Navalny’, u arrestua gjithashtu në Moskë.

Në Shën Petersburg, një grua e shoqëruar nga një fëmijë u tha gazetarëve se ‘unë jam kundër luftës, prandaj më ndaluan me fëmijën tim të mitur’.