Vendosni fjalën kyçe....

“Kushdo që shembë shtëpitë tona i pret benzina”, banorët e Astirit në protestë


Banorët e Astirit edhe sot kanë dalë në protestë pasi janë kundra projektit të “Unazës së Re” dhe kërkojnë që të anullohet ky projekt. 

Banorët janë shprehur se kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe Erion Velaijt nga qeveria pasi sipas tyre kanë bërë projekte korruptive. 

“Ju keni shkaktuar një dëm të madh tek fëmijët tanë por jo tek ne prindërit e tyre sepse ne do të durojmë deri në fund. Unaza e Re është simboli i qëndresës, i rezistencës, është simboli i njerëzve që nuk tërhiqen për të drejtën e tyre. Ne do të jemi këtu në çdo lloj ore, kushdo që vjen të shembë shtëpitë tona i pret benzina, i pret rezistenca jonë”, – u shpreh njëri nga banorët gjatë fjalës së tij.

Banorët e Astirit kanë 3 muaj që po protestojnë dhe shprehen se nuk do të lejojnë asnjë të shembë banesat e tyre.