Vendosni fjalën kyçe....

Pas akuzave të PD-së për kontrollin e kufijve, reagon BE


Pas akuzave të PD-së për marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe BE për kontrollin e kufirit e ka reaguar kjo e fundit. 

Delegacioni i BE, me anë të një postimi në Twitter, thekson se marrëveshja me Frontex është krijuar për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të emigracionit të parregullt në Shqipëri dhe gjithë rajonin.

“Nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave. Është në interes si të Shqipërisë ashtu dhe të BE-së që të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre për migracionin dhe sigurinë”., shprehet BE. 

Reagimi i plotë

“Hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare @Frontex BE në të ardhmen do të kontribuojë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

Negociata për marrëveshje të tilla kanë përfunduar me partnerë të tjerë të #BallkanitPerëndimor. Menaxhimi i kufijve të Shqipërisë mbetet kompetencë e autoriteteve të Shqipërisë.

Agjencia u ofron vetëm ndihmë&mbështetje autoriteteve kompetente kombëtare, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave. Është në interes si të Shqipërisë ashtu dhe të BE-së që të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre për migracionin dhe sigurinë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *