Vendosni fjalën kyçe....

Studentët nesër në protestë para Ministrisë së Arsimit


Ditën e nesërme studentët kanë vendosur që të protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Duke ju kthyer strategjisë me të cilën nisi kjo protestë, studentët kanë vendosur që të mblidhen në fakuletet përkatëse dhe të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në orën 11:00 dhe më pas drejt Kryeministrisë në orën 13:00.

Studentët nuk janë dakordësuar me propozimin e qeverisë për “Paktin për Universitetin”, pasi sipas tyre ai nuk zgjidh plotësisht kërkesat e tyre. 

Rama sot me studentët:

Kreu i qeverisë theksoi se e rëndësishme është bashkëbisedimi dhe jo rrugaçëria dhe vullgariteti nga ana e studentëve.  “Ajo që është e rëndësishme është që ne jetojmë në një sistem që askush nuk i di të gjitha. Në demokraci nuk ka përgjigje të gatshmë sikush ka përgjigjet e veta. Jemi të përkushtuar që ta çojmë në një nivel tjetër universitetin. Qeveria matet me raportin sesi reagon ndaj problemeve. Është e mirëseardhur ironia, sarkazma por jo rrugaçëria dhe vullgariteti sepse këto nuk janë normale  në një bashkëbisedim.”, u shpreh Rama para studentëve në Elbasan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *