Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Audiopërgjimi i Agron Xhafajt i vërtetë, çështja nuk është mbyllur akoma


Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi u shpreh se çështja e audio përgjimit e njohur si ‘Babalja’ është e vërtetë dhe çështja nuk është mbyllur. Sipas Bardhit, u provua akuza për trafik droge për Agron Xhafajn dhe PD i përmbahet akuzave.

“Ne e kemi dokumentuar dhe provuar për opinonin publik se ajo është një ngjarje tërësisht e vërtetë. Është tashmë e provuar edhe nga hetimet që ka bërë prokuroria, që i vëllai i ish-ministrit të brendshëm, zotit Xhafaj, ishte i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut të drogës.

Sigurisht që ne nuk prisnim ndonjë rezultat ndryshe nga prokuroria, që t’i jepte të drejtë opozitës në këtë denoncim, por kjo është një çështje që vazhdon të jetë ende nën hetim, pra nuk ka përfunduar ende hetimi lidhur me kallzimin e rremë, ndëkohë që ka patur një pezullim të hetimeve për Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të brendshëm për trafik droge.

Prokuroria ka pezulluar hetimet dhe ia ka kaluar përsëri për hetime Policisë së Shtetit. Pra, e njëjta formë si konkluzioni për kallzimin e rremë, që u nxor po nga policia e kontrolluar nga Fatmir Xhafa, edhe në këtë rast, policisë së shtetit, e cila është tërësisht nën kontrollin e qeverisë, i thuhet provo akuzat për një familjar të afërt të një eksponenti të rëndësishëm të Partisë Socialiste” -deklaroi në emisionin ‘A Show’ në News24, Gazmend Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *