Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Laprakës e ‘5 Majit’ protestë para parlamentit


Banorët e Laprakës dhe ‘5 Majit’ po zhvillojnë një tjetër protestë sot para parlamentit.

Ata po zhvillojnë protesta prej thuajse dy javësh duke kundërshtuar prishjen e banesave që preken nga procesi i rindërtimit e Unaza e Madhe.

Para pak ditësh protesta në zonën e ‘5 Majit’ u shoqërua me përplasje me policinë me këtë të fundit që shoqëroi disa prej tyre.

Ata kundërshtojnë shembjen e banesave duke kërkuar transparencë lidhur me banesat e reja që u janë premtuar si dhe dëmshpërblim të drejtë.